"Gënjeshtrat" me katër çmime në "Ditët e Komedisë në Preshevë"
Organizatorja e këtij festivali Afeida Boriçi ka thënë për KultPlus se në ceremoninë e sotme kur edhe janë ndarë çmimet, shfaqja "Gënjeshtrat", është vlerësuar me çmimin shfaqja më e mirë e festivalit, duke u shpërblyer edhe regjisori i shfaqjes Kastriot Saqipi, për t'iu ndarë edhe dy çmime të tjera.Shfaqja “Gënjeshtrat”, me regji të Kastriot Saqipit, që në Festivalin e Komedisë në Preshevë ka përfaqësuar Teatrin e Gjakovës, po kthehet në shtëpi me katër çmime.
Organizatorja e këtij festivali Afeida Boriçi ka thënë për KultPlus se në ceremoninë e sotme kur edhe janë ndarë çmimet, shfaqja “Gënjeshtrat”, është vlerësuar me çmimin shfaqja më e mirë e festivalit, duke u shpërblyer edhe regjisori i shfaqjes Kastriot Saqipi, sikurse që është shpërblyer edhe Edmond Hafizademi, i cili është vlerësuar për rolin kryesor mashkull, dhe Myrvete Kurtishi po nga kjo shfaqje për rolin e saj dytësor.
Kurse aktorja më e mirë e këtij edicioni është shpallur aktorja Zamira Kita nga shfaqja “Darkë te gjyshja”, me regji të Altin Bashës. Kurse çmimin për aktorin jo protagonist mashkull e ka fituar Mirsad Ferati nga Teatri I Mitrovicës, kurse çmimi special ka shkuar për Teatrin e AAB-së “Faruk Begolli për shfaqjen “Për Caj te Hillarry”/Jeta Zymberi-KultPlus/